Skuadra e Amedsporit, e drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, e ka nisur sezonin e ri në Superligën e Turqisë me një fitore bindëse prej 3-0 kundër Erzurumsporit. Në këtë takim, futbollisti kosovar Lumbardh Dellova regjistroi paraqitjen e tij të parë zyrtare pas transferimit nga CSKA Sofia.
Dellova dhuroi asistimin për golin e shënuar nga Saba në minutën e 53-të. Përveç tij, në formacionin e Amedsporit u aktivizua për 90 minuta edhe Ermal Krasniqi, i cili mori vlerësimin 6.9. Në radhët e Erzurumsporit, mbrojtësi Amar Gërxhaliu e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe e kompletoi atë. Sipas platformës statistikore SofaScore, Dellova ishte lojtari i dytë më i mirë në fushë me notën 8.1, ndërsa golashënuesi Saba u vlerësua me notën 9.1.
Në një tjetër zhvillim të kësaj xhiroje në kampionatin turk, futbollisti Milot Rashica u aktivizua si zëvendësues në minutën e 88-të në fitoren 1-0 të Beshiktashit përballë Eyupsporit.