Marash Kumbulla, mbrojtësi 25-vjeçar i Kombëtares shqiptare, do të vazhdojë të luajë te klubi spanjoll Mallorca deri në përfundim të sezonit aktual.
Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, Mallorca nuk planifikon ta lëshojë lojtarin në huazim. Ekipi italian Udinese dhe klubi spanjoll Espanyol shfaqën interes për shërbimet e tij që nga ky muaj, por klubi spanjoll refuzoi.
Roma ishte e gatshme për një huazim tjetër, pasi Kumbulla nuk përfshihet në planet e trajnerit Gasperini. Në fund të sezonit, Mallorca nuk pritet ta blejë kartonin e tij përfundimisht.
Kumbulla është penguar nga dëmtimet, duke humbur shtatë javë lojë. Ai aktualisht luaj te Mallorca në huazim.