Marash Kumbulla, mbrojtësi 25-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë, mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar dimëror të janarit 2026. Kartoni i tij zotërohet nga Roma, ndërsa luhet i huazuar te klubi spanjoll verën e kaluar, me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro në fund të sezonit, të cilën Mallorca nuk ka ndërmend ta aktivizojë.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio dhe Sky Sport raportojnë interesin e Udinese-s për Kumbullën, me propozim huazimi. Mediat përmendin gjithashtu Espanyol-in, ku lojtari ka luajtur edicionin e kaluar, si klub tjetër në garë. Mallorca e sheh Udinese-n si opsion më të favorshëm, pasi Espanyol është rival direkt në luftën për mbijetesë në La Liga.
Roma do të ishte dakord për rikthimin e Kumbullës në Serie A, me shpresën për të zgjuar interes tjetër. Ky sezon, Kumbulla ka luajtur 9 ndeshje me Mallorca-n në të gjitha garat, por ka munguar po 9 ndeshje për shkak të lëndimeve dhe vështirësive për të gjetur hapësirë.
Tek Espanyol-i edicionin e kaluar, ai u vlerësua për paraqitjet e tij.