Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, deklaroi se Aleanca do të vazhdojë bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në rajonin e Arktikut.
Ai u takua në Bruksel me Ministrin danez të Mbrojtjes Threls Lund Poulsen dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Groenlandës Vivian Motzfeld. Në një postim në platformën X, Rutte shkroi: "Diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Groenlandën, për sigurinë tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në kapacitetet kyçe. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme".
Sipas mediave daneze, Rutte nuk iu drejtua gazetarëve pas takimit. Ministri danez Threls Lund Poulsen e cilësoi takimin si "produktiv, pavarësisht situatës së tensionuar".
Burime të tjera raportojnë se Danimarka dhe Groenlanda diskutuan mundësinë e pranisë së NATO-s në Arktik. Poulsen bëri të ditur se ata e kanë propozuar këtë, Rutte e ka marrë parasysh dhe beson se mund të përcaktohet një kornizë për realizimin e saj, në përputhje me diskutimet me qeverinë e Groenlandës.
Ngjarja ndodhi më 19 janar 2026.