Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën pas 16 ditësh garash me një ceremoni në Arenën e Veronës.
Ceremoninë e mbylljes e shpalli zyrtarisht presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry. Ajo iu drejtua sportistëve me fjalët: “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”.
Në ceremoninë përmbyllëse, flamuri i Kosovës u valëvit nga skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e slallomit në skijim alpin.
Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia u rendit e para me 41 medalje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje dhe Italia me 20 medalje.
Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të zhvillohen në Alpet Franceze në vitin 2030.