Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka postuar një mesazh mbështetës për dy skitarët kosovarë Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.
Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave.
Në postimin e saj, Osmani shkruan: "Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!"
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje shënon një hap të rëndësishëm për afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Përditësime
Kiana Kryeziu u zgjodh flamurimbajtëse e ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Ceremonia u zhvillua më 6 shkurt 2026 në Piazza Dibona, Cortina d'Ampezzo, Itali. Foto nga Mattia Ozbot/Getty Images.