Kadastra e Vlorës u mbyll përfundimisht mëngjesin e hënës, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Vendimi hyri në fuqi pavarësisht kundërshtimeve nga punonjësit dhe qytetarët.
Një pjesë e stafit u zhvendos menjëherë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër u transferua në Fier. Sipas burimeve, punonjësit që nuk pranuan asnjërën nga këto opsione do të largohen nga puna.
Në zyrat e Kadastrës ende ndodhen disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferim në Tiranë. Kjo shënon mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.