Në Vlora, 55 punonjës të Kadastrës kanë firmosur një peticion kundër vendimit për "shkrirjen" e saj dhe zhvendosjen në Tiranë.
Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi. Vendimi u firmos nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, më 23 janar 2026. Zhvendosja duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
Prej kohësh, Kadastra e Vlorës ka pasur probleme me ndërrimin e drejtorëve.