Shqipëria zhvilloi ndeshjen play-off kundër Polonisë në Poloni për kualifikim në Botëror. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë, falë golit të Arbër Hoxhës në minutat e fundit.
Sulmuesi shqiptar festoi duke treguar shqiponjën, çka nuk u prit mirë nga mediat serbe. Kurir e cilësoi menjëherë si provokacion pas pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Polonia reagoi dhe shënoi dy gola, duke fituar 2-1. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria afrohej kaq shumë me pjesëmarrjen në Botëror.
Në të njëjtin grup kualifikues, Serbia u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa synonte kualifikimin direkt. Shqipëria u rendit e dyta pas Anglisë.
Ekipi shqiptar do të luajë një miqësore me Ukrainën në muajin mars.