Kombëtarja e Polonisë zhvilloi seancën e parë stërvitore në stadiumin e Legias së Varshavës, në prag të ndeshjes gjysmëfinale të fazës eliminatore për Kampionatin Botëror 2026. Grumbullimi kaloi pa probleme, me mungesë vetëm të tre lojtarëve: Jan Bednarek, Jakub Kiwior dhe Oskar Pietuszewski, të cilët arritën vonë pas ndeshjes së së dielës ku Porto fitoi 2-1 ndaj Bragës.
Trajneri Jan Urban mori lajme pozitive, pasi asnjë futbollist nuk raportoi probleme shëndetësore. Kapiteni dhe sulmuesi kryesor Robert Lewandowski, yll i Barcelonës, stërvitet normalisht pavarësisht dëmtimit në fytyrë dhe është paraqitur me një maskë mbrojtëse speciale. Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, kryen stërvitje në palestër, por mbetet i gatshëm për duel.
Ndeshja kundër Shqipërisë zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin kombëtar të Varshavës. Fituesi do të përballet më 31 mars me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi për vendin në turneun final, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Performancat e fundit me klubet
Para grumbullimit, lojtarë polakë treguan formë të mirë:
- Jakub Moder shënoi nga penalltia në minutën 84-të për Feyenoordin në barazimin 1-1 ndaj Ajaxit.
- Oskar Pietuszewski, 17-vjeçar i Portos, dha asist në fitoren ndaj Bragës.
- Jakub Kamiński i FC Köln dhe Michal Skoras i KAA Gent regjistruan asist vendimtarë.
- Lewandowski luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e tij.
Polonia mbylli grupin kualifikues në vendin e dytë pas Holandës dhe synon kualifikimin e tretë radhazi në këtë fazë playoff.