Polonia do të përballet me Shqipërinë më 26 mars në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban, pranoi se kundërshtari është rival i sikletshëm dhe nuk do ta nënvlerësojnë.
Urban u shpreh besimplotë për aftësitë e lojtarëve të tij, por theksoi vështirësinë e ndeshjes. «Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është ndeshje e vështirë për Poloninë», deklaroi ai.
Trajneri polak përmendi performancën e Shqipërisë në Europianin e 2024-s, ku skuadra shqiptare eliminoi Poloninë për t'u kualifikuar. Në turne, shqiptarët barazuan me Kroacinë dhe humbën minimalisht ndaj Italisë dhe Spanjës. «Kanë futboll interesant dhe të njëjtin trajner prej vitesh. Kanë shumë stabilitet. Shqiptarët aktivizohen në klube të mira, shumë prej tyre në Itali», përfundoi Urban.