Në seancën e dytë të gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, të mbajtur më 11 maj 2026 në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka pasur komunikim midis të pandehurit dhe deputetëve në sallë.
Meta, i vendosur pas kafazit prej xhami, u përshëndet nga deputeti Bujar Leskaj. Ky i tha: "President si je? Je i fortë!". Ish-presidenti u përgjigj: "Jam mirë jam i fortë".
Më pas, Meta u përpoq të përshëndeste deputetin Flamur Noka dhe mbështetësit e pranishëm në sallë, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit të kafazit. Ai u afrua pranë xhamit dhe përsëriti: "Akustika, akustika… xhami".
Pamjet nga brenda sallës u publikuan nga LSA, ndërsa gazetarja Klodiana Lala raportoi për Balkan Web. Gazetarja Anila Hoxha transmetoi detajet për Top Channel, duke theksuar se komunikimi ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës, kur gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.