Pas periudhës së nxehtësisë intensive që ka përfshirë Shqipërinë, meteorologia Tanja Porja ka njoftuar se temperaturat ekstremisht të larta pritet të shënojnë rënie. Vala aktuale e të nxehtit, e cila konsiderohet si më intensivja për këtë sezon, parashikohet të zgjasë edhe për dy deri në tre ditë të tjera.
Sipas parashikimeve, ndryshimi i kushteve meteorologjike nuk do të jetë i menjëhershëm. Rënia e temperaturave do të jetë graduale, ndërsa një ndryshim më i ndjeshëm pritet të ndihet pas mesit të javës së ardhshme, konkretisht pas datës 12-13 gusht. Në atë periudhë, termometri pritet të zbresë në vlerat 36 deri në 37 gradë Celsius, duke sjellë një tablo termike të ndryshme për pjesën e dytë të muajit gusht.
Lidhur me rekordet klimatike, Tanja Porja theksoi se është ende herët për të konfirmuar nëse viti 2026 do të jetë vera më e nxehtë e regjistruar deri më tani, pasi matjet zyrtare do të vijojnë deri më 31 gusht. Megjithatë, ajo bëri me dije se viti aktual shfaq sinjale të qarta për të qenë viti më i nxehtë në historinë e matjeve. Ajo kujtoi se vera e vitit 2023 mbetet aktualisht rekordi historik për temperaturat e larta në nivel global, duke përfshirë edhe Evropën dhe Shqipërinë.