Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkesë dhe ankese nga qytetarët. Vendimi u njoftua më 3 mars 2026.
Komisionet e reja janë:
- Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona;
- Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale;
- Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS;
- Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS.
Ministri Hoti theksoi se çdo qytetar që konsideron se i është cenuar një e drejtë, ka adresë institucionale për ta kërkuar drejtësinë. Ai ftoi qytetarët të drejtojnë ankesat dhe kërkesat pranë komisioneve përkatëse, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri.
Në deklaratën e tij, Hoti ritheksoi angazhimin për trajtim të barabartë për secilin, zbatim strikt të ligjit dhe mos tolerim ndaj padrejtësive, duke synuar transparencë dhe ligjshmëri në shqyrtimin e rasteve.