Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se Mojtaba Khamenei, djali i ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, është emëruar lider suprem i ri i Iranit. Emërimi vjen pas vrasjes së babait të tij në sulmet e para të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj Iranit të shtunën.
Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është klerik i njohur, por nuk ka mbajtur deri tani ndonjë post zyrtar qeveritar. Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake dhe konsiderohet figurë me ndikim në establishmentin fetar dhe politik iranian.
Sipas sistemit politik të Iranit të vilayat-e faqih, udhëheqësi suprem është autoriteti më i lartë, me fjalën përfundimtare në çështjet politike, ushtarake dhe fetare. Ai duhet të ketë autoritet të lartë politik dhe fetar.
Vendimin e mori Asambleja e Ekspertëve, organ kushtetues me 88 anëtarë, e cila ka kompetencën për të zgjedhur dhe mbikëqyrur udhëheqësin suprem.
Menjëherë pas vdekjes së Ali Khameneit, autoritetet formuan një këshill udhëheqës të përkohshëm me tre persona për të qeverisur vendin deri në emërimin e ri.