Arbërie Nagavci, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, prezantoi të mërkurën kandidaturën e Glauk Konjufcës për postin e presidentit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.
Nagavci theksoi profilin e theksuar intelektual të Konjufcës në fushën e mendimit filozofik dhe kritik, si dhe veprimtarinë e tij akademike dhe publicistike krahas angazhimit politik. Ajo përmendi se në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025, Konjufca u rendit si deputeti i dytë më i votuar në historinë e zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
Konjufca aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme. Nagavci lexoi biografinë dhe rrugëtimin politik të tij gjatë prezantimit.
Përballë Glauk Konjufcës do të garojë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollaçaku.