Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se sot gjatë ditës dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dekreti për shpërndarjen e Kuvendit.
Nagavci e bëri këtë deklaratë kur u pyet pse ende ky dekret nuk është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi në finalizim të shkresave, sot gjatë ditës e dërgojmë…një është dërgu vetëm tashmë”, tha ajo për Kallxo.com.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Ky veprim erdhi pas seancës së jashtëzakonshme të së enjtes vonë, të mbajtur pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Në atë seancë, Kuvendi ndaloi procesin e zgjedhjes për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.
Përditësime
LVV dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kundër decretit presidencial për shpërndarjen e Kuvendit.
Zhvillimet kryesore:
- 30 deputetë kërkuan masë të përkohshme për pezullimin e decretit.
- Arben Nagavci deklaroi se Presidentja nuk ka të drejtë diskrecionale për shpërndarjen e Kuvendit; roli i saj është kushtëzuar strikt.