Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zhvilloi më 24 mars një vizitë në Ministrinë e Brendshme.
Vizita ndodhi ndërkohë që kishte nisur faza e intervistimit për 14 kandidatë që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës. Të gjithë kandidatët që kaluan në këtë fazë janë emra të njohur brenda strukturave të policisë dhe kanë mbajtur më parë poste drejtuese.
Sipas Top Channel, dy kandidatet Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, juriste jashtë radhëve të policisë, u skualifikuan për mosplotësim të kritereve ligjore. Intervistat zhvillohen nga një komision i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një zëvendësministër dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Pronës.
Procesi ndjek rendin alfabetik. I pari që paraqit për intervistë ishte Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrësit.
Më herët kishte shkuar në ministri edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Lista e kandidatëve përfshin:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Tonin Vocaj