Vdekja e papritur e Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar pikëllim të madh për ndjekësit e saj. E reja ishte bërë e njohur për përmbajtjen në TikTok, ku ndante momente nga jeta e përditshme dhe video me nota humori. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë konfirmuar familjarët dhe miqtë përmes rrjeteve sociale.
Autoritetet braziliane kanë nisur një hetim zyrtar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve, ndër pistat që po shqyrtohen është edhe ajo e vetëvrasjes, megjithatë deri më tani nuk është bërë publik asnjë konkluzion përfundimtar mbi shkakun e vdekjes.
Vetëm pak javë përpara se të ndërronte jetë, Duda Alves kishte ndarë me ndjekësit e saj vendimin për t’iu nënshtruar një mastopeksie, ndërhyrje kirurgjikale për ngritjen dhe riformësimin e gjoksit. Ajo kishte shpjeguar se kjo zgjedhje ishte diktuar nga arsye estetike, por edhe nga shqetësime shëndetësore, siç ishin dhimbjet e shpinës për shkak të disproporcionit të gjoksit me gjatësinë e trupit të saj. Influencerja theksonte se ndërhyrja synonte t'i jepte më shumë liri në përzgjedhjen e veshjeve.
Ceremonia e varrimit u mbajt të martën në një kishë në São Paulo. Gjatë ceremonisë, babai i së ndjerës falënderoi të gjithë personat që treguan mbështetje për familjen. Miq të afërt, si Sara Mahdavi, Geovana Alves dhe Clarissa Pavie, kanë përkujtuar publikisht Duda Alves, duke vlerësuar natyrën e saj autentike dhe lidhjen e ngushtë që kishin pasur me të.
Përditësime
Influencerja e njohur me mbi 750 mijë ndjekës në TikTok, Duda Alves, iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e gjoksit vetëm pak ditë para vdekjes së saj. Pas ndërhyrjes, ajo ndau me ndjekësit në rrjetet sociale përditësime rreth gjendjes së saj, duke deklaruar se kishte larguar përafërsisht gjysmën e masës së mëparshme. Miq të afërt, përfshirë Sarah Mahdavi dhe kushërirën e saj Giovanna Alves, kanë publikuar mesazhe prekëse përkujtimore për influenceren.