Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake, mëngjesin e sotëm, Haluci u ka komunikuar familjarëve se nuk ndihej mirë. Vetëm pak minuta më pas, ai është gjetur pa shenja jete. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes mbeten ende për t'u sqaruar nga autoritetet përkatëse dhe ekspertiza mjekoligjore.
Skënder Haluci ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke shërbyer për një kohë si kryetar i Gjykatës së Vlorës. Ai ishte larguar më parë nga procesi i rivlerësimit kalimtar, i njohur si vettingu.
Përditësime
Burime mjekësore bëjnë me dije se shkaku paraprak i vdekjes së Skënder Halucit dyshohet të jetë një problem kardiak. Përveç karrierës në sistemin gjyqësor, Haluci ka mbajtur më herët edhe postin e komisionerit pranë institucionit të Avokatit të Popullit.
Biogafia e Skënder Halucit spikat me përballjen e tij me regjimin komunist, ku ai u dënua fillimisht me vdekje në vitin 1983 pas akuzave për atentat ndaj Ramiz Alisë, dënim që u konvertua më pas në 25 vite burg. Karriera e tij në drejtësi filloi në vitin 1996 në Tiranë, ndërsa shërbeu në Gjykatën e Vlorës nga viti 2011 deri në vitin 2020. Rrugëtimi i tij profesional përfundoi pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 27 tetor 2022, i cili la në fuqi shkarkimin e tij nga vettingu.