Shkrimtari dhe gazetari Avdi Shala u nda nga jeta të mërkurën në moshën 84-vjeçare. I lindur në vitin 1942 në fshatin Kishnarekë të Drenasit, ai la pas një trashëgimi të pasur letrare, e cila ka ndikuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të lexuesve të vegjël për më shumë se 50 vjet.
Shala ndoqi studimet në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Përveç veprimtarisë letrare, ai dha kontribut edhe në fushën e arsimit si mësimdhënës në shkolla të Drenicës, Obiliqit dhe Mitrovicës, si dhe punoi për një periudhë si gazetar në gazetën "Kosova" të Elektroekonomisë së Kosovës.
Krijimtaria e tij artistike përfshin poezi, tregime, pjesë teatrale dhe romane. Ndër veprat më të njohura të autorit janë:
• "Lulishtja" (1967)
• "Xum, xum, xum" (1973)
• "Voçerraku me tufën e rrezve" (1975)
• "Njeriu me kapelë të verdhë" (1984)
• "Viti i ikjeve" (1987)
• "Abetarja ime" (1988)
• "Djaloshi i padukshëm" (1989)
• "Kapedan Karameli" (2014)