Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të tre personave të dyshuar për veprën penale të shpëlarjes së parave, në pikëkalimin kufitar Merdare. Ngjarja ndodhi më 24 shkurt 2026.
Të dyshuarit me inicialet A.L., A.K. dhe E.A. u ndaluan pas një kontrolli të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës. Gjatë kontrollit në një automjet të drejtuar nga njëri prej tyre u gjet dhe sekuestrua një shumë e madhe parash të padeklaruara.
Sipas vlerësimeve fillestare, shuma dyshohet se arrin në rreth 1 milion euro. Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Përditësime
Autoritetet zbuluan emrat të plotë të të dyshuarve: Ardit Laska, Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj.
Ardit Laska është polic në Policinë e Shtetit të Shqipërisë.
Automjeti u ndalua në kufirin e Merdarës, gjatë hyrjes në Kosovë.