Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, më 18 shtator 2026. Ky vendim është marrë si pasojë e punimeve teknike që do të zhvillohen nga një operator ekonomik në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve, pa ujë do të mbesin këto zona:
• Lagjja Universitare
• Rruga “Holger Petersen”
• Rruga “Muharrem Fejza”
• Rrugët periferike në Matin 1
KRU Prishtina ka shprehur ndjesë për shqetësimet që mund të shkaktohen për banorët e këtyre zonave dhe ka kërkuar mirëkuptimin e tyre deri në përfundimin e ndërhyrjes.