Një i mitur ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte shtruar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 2 gusht 2026 në Prizren, kur viktima, shtetas mashkull kosovar, kishte rënë nga një objekt.
Pas ndihmës së parë, i mituri ishte dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Megjithatë, më 8 gusht 2026, autoritetet spitalore konfirmuan vdekjen e tij. Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si "Hetim mbi vdekjen", ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit të nevojshëm për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.