Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani, ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga figura të njohura të luftës në këtë zonë, të cilët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka përkujtuar Afrim Mehmetajn si bashkëluftëtar të orëve të para të luftës në Gllogjan. Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Mehmetaj, miqve dhe bashkëluftëtarëve, duke e falënderuar të ndjerin për shërbimin e dhënë ndaj atdheut.
Nga ana tjetër, Daut Haradinaj gjithashtu ka konfirmuar lajmin për ndarjen nga jeta të Afrim Mehmetajt. Ai ka ndarë një fotografi të përbashkët nga koha e luftës, duke e përshkruar të ndjerin me fjalët: "Herët na le, miku im, Afrim Mehmetaj".