Kristjan Kola, 20 vjeç nga fshati Tale, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Shënkoll dhe nuk arriti të mbijetojë plagëve të rënda.
Automjeti me të cilin udhëtonte u përplas fillimisht me një makinë tjetër, më pas doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e plagëve, i riu u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës. Pavarësisht mjekimit, ai nuk mundi të shpëtojë.
Ngjarja konfirmohet nga disa media.