Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, ka folur lidhur me reagimin e Dhomave të Specializuara ndaj një raporti mbi të drejtat e njeriut.
Ajo u shpreh se është e jashtëzakonshme që një gjykatë të ndërmarrë një reagim publik ndaj një raporti të tillë, ndryshe nga gjykatat e zakonshme. Sipas Tromp, ky reagim në fazën para shpalljes së aktgjykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve mund të shihet si shenjë e një sasi nervozizmi nga ana e gjykatës.
Tromp theksoi se autoriteti dhe legjitimiteti i gjykatës varen nga vlerësimi i paanshmërisë. Raporti i Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, sipas saj, ngre vërejtje kritike mbi çështjen e gjykimit të drejtë.