Oligert Muçllari u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec më 15 mars 2026. Gara u zhvillua mes tij dhe Kasëm Gallës, ish-kryetarit të degës gjatë viteve 2019-2021 dhe biznesmen në zonë. Muçllari, drejtues i komanduar pas primareve dhe ekonomist, fitoi me diferencë 23 votash.
Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe u zhvillua në atmosferë të qetë. Sipas të dhënave zyrtare, Muçllari mori 247 vota, Galla 224 vota, ndërsa 6 vota rezultuan të pavlefshme. Në votim morën pjesë 476 anëtarë nga rreth 1800 të regjistruar në degë. Deputeti Ivi Kaso deklaroi se procesi shkoi përgjithësisht i qetë, me probleme të vogla për mungesë emrash në listë për shkak të mosrinovimit të teserave të anëtarësisë.
Pas shpalljes së rezultatit, Muçllari falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe e cilësoi detyrën si përgjegjësi të madhe ndaj demokratëve dhe qytetarëve të Pogradecit. Ai theksoi se gara ishte dinjitoze dhe shprehu vlerësim për Kasëm Gallën. "Me dëshirë dhe angazhim të madhe, shpresoj që ne si degë e PD të çojmë përpara misionin tonë, duke e rikthyer bashkinë nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe duke e qeverisur me dinjitet", u shpreh ai.
Përditësime
Partia Demokratike zhvilloi zgjedhje të njëkohshme në degët e Vlorës dhe Shkodrës, pas atyre në Durrës dhe Berat.
- Në Vlorë, Nada Mecorapaj fitoi me 496 vota kundrejt 106 votave të Darling Banushajt (13 të pavlefshme).
- Në Shkodër, Ardit Qylybyli fitoi me 1083 vota kundrejt 687 votave të Gentian Ibros, në mes të debatesh për përjashtimin e rreth 300 anëtarëve.