Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë. Donika Ndoj u zgjodh kryetare me 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse. Në vend të dytë u rendit Salvador Kaçaj me 442 vota, ndërsa Paulin Marku mori 172 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve. Rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar zgjedhjen e kryetares së re për mandatin e ardhshëm.
Donika Ndoj falënderoi të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen e dhënë dhe garantoi angazhim maksimal për forcimin dhe bashkimin e strukturave të saj në Lezhë.