Policia greke zhvilloi një operacion kundër trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë, duke arrestuar katër anëtarë të një rrjeti kriminal më 30 janar 2026.
Mes të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë. Ngjarja ndodhi në zonën e Zografou, brenda kampusit universitar, ku dyshohet se ata shpërndanin drogën, pavarësisht se nuk banonin në qendrat studentore.
Gjatë operacionit u sekuestruan 6 kilogramë kanabis, 20 mijë euro para cash dhe disa telefona celularë. Operacioni u krye nga Nën-Drejtoria e Luftës dhe Zbulimit të Krimeve të Athinës, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës, dhe vazhdon ende.
Mediat greke raportojnë se hetimet po zhvillohen për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit.
Përditësime
Policia greke zbuloi se organizatën e drejtonte një shqiptar 27-vjeçar, i cili mbikëqyrte shitjet dhe furnizonte drogën. Hetimi disamujor, nisur në shtator 2025 me dronë dhe mikrokamera, identifikoi grekun 49-vjeçar si shitës ekskluziv në pikën pranë konvikteve studentore dhe një parku me pemë. Një dron zbuloi grupin kriminal.
Policia greke zbuloi 24,5 gramë kokainë gjatë operacionit antidrogë në Athinë.
Një oficer undercover bleu kanabis për 10 euro nga greku i dyshuar 49-vjeçar.
Gjithashtu u sekuestruan:
- Dy laptopë;
- Një motoçikletë.
Paratë e sekuestruara: 24 595 euro.
Sasia e kanabisit: 6 kg + 26,6 gramë.