Një operacion policor po zhvillohet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku forcat RENEA, Policia e Vlorës, FNSH, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë të angazhuara.
Aksioni filloi më 7 mars 2026 dhe përfshin kontrolle në banesa të ndryshme, si dhe verifikime të personave me precedentë kriminalë. Forcat policore kanë rrethuar perimetrin e zonës dhe po kryejnë kontrolle të detajuara, të mbështetura nga monitorimi me dronë nga ajri.
Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, eksponentë të dyshuar kriminalë mbahen prej kohësh nën vëzhgim. Nga zbardhja e komunikimeve në Sky ECC janë identifikuar episode si vrasje dhe trafik droge. SPAK ka firmosur 7 urdhër-arreste, mes të cilëve për Flodian Plakun, i arrestuar më parë për vrasjen e Gentjan Bejtaj. Raportohet gjithashtu ndalimi i personave jashtë Shqipërisë dhe kërkimi i Ervis Matodoshaj nga RENEA.
Operacioni vazhdon dhe priten detaje të mëtejshme për rezultatet.
Përditësime
Operacioni policor në Vlorë nisi gjatë natës dhe vazhdon.
- Forcat e RENEA-s rrethuan një kompleks banimi në zonën e Lungomare-s.
- Nuk ka informacion zyrtar për persona të ndaluar.