Myrto Uzuni është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos së dimrit. Lajmi raportohet sot nga mediat turke, ndërsa klubi kërkon një alternativë në sulm.
Uzuni shfaqet si dëshirë personale e trajnerit Fatih Teke, pikërisht ai që ka ndihmuar Ernest Muçin të rikthehet në formë të mirë.
Merkatoja e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austini do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë kushtet e transferimit.
Austini paguajti 12 milionë euro për ta marrë Uzunin nga Granada, që ishte edhe klauzola e lirimit. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027.
Rikthimi në Europë do ta ndihmonte 30-vjeçarin, i cili aktualisht është pa aktivitet. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, por mund të luajë mirë edhe si sulmues qendror.
Turqia mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.
Përditësime
Trabzonspor nuk ka ende ofertë zyrtare për Myrto Uzuni, por interesimi mbetet serioz dhe mund të konkretizohet në javët e ardhshme.
Zhvillime të tjera:
- Trajneri Fatih Tekke kërkoi gjithashtu Milot Rashicën pak ditë më parë.
- Uzuni ka nisur fazën përgatitore me Austin FC; sezoni i MLS-ë hapet më 22 shkurt.
- Trabzonspor renditet i 3-ti në Superligën turke.