Organizata Liria ka Emër ka bërë të ditur zhvillimin e një aktiviteti simbolik dhe demokratik përpara objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. Sipas njoftimit për media, aktiviteti do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet para hyrjes së ndërtesës.
Programi i këtij organizimi përfshin shpalosjen e një mesazhi si dhe mbajtjen e një fjalimi nga përfaqësuesit e organizatës. Aktiviteti është planifikuar të zgjasë përafërsisht 30 minuta. Organizatorët kanë njoftuar se veprimtaria do të jetë e hapur për mbulim mediatik.
Përditësime
Aktivistët e organizatës Liria ka Emër shpalosën pankartën me mbishkrimin: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm. Veprimi konfirmoi mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në prag të proceseve gjyqësore në Hagë. Flaka Fazlija, vajza e një dëshmori, mbajti një fjalim mbi vlerat e luftës dhe rëndësinë e lirisë për kombin.