Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje në emisionin Rubikon më 19 shkurt 2026, ka konfirmuar se me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është diskutuar për Gjykatën Speciale.
Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë se kjo nuk është në interesin e Kosovës. Osmani theksoi se të dy temat janë diskutuar dhe janë marrë garanca të fuqishme.
"Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovës në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme", u shpreh ajo.
Presidentja Osmani shtoi se, kur të vijë momenti, ajo dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të flasin më në detaje për këtë çështje. Ajo e cilësoi ditën si jashtëzakonisht të mirë për Kosovën.
"Natyrisht që kur të vjen momenti, edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë. Sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën", tha më tej Osmani.
Përditësime
Vjosa Osmani specifikoi se diskutimi me Donald Trump u fokusua në dy çështje kryesore:
- Katër liderët e UÇK-së në Hagë, për të cilët Gjykata Speciale kërkon nga 45 vjet burg për secilin.
- Tensionet me Serbinë.