Ditën e martë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë me drejtim nga juglindje në veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Parashikimi për të mërkurën
Ditën e mërkurë, kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës deri në pasdite. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë 19 gradë Celsius, ndërsa minimale 0 gradë Celsius. Era vazhdon me të njëjtin drejtim dhe shpejtësi, 6 m/s nga juglindje në veriperëndim.