Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), moti për periudhën 14–18 shtator 2026 do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpërndara. Gjatë kësaj jave, temperaturat minimale do të sillen nga 6°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 18°C deri në 29°C.
Ecuria e temperaturave gjatë javës
- E hënë: Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura minimale 6–9°C dhe maksimale 18–24°C.
- E martë: Priten riga shiu në disa pjesë të vendit, me temperatura minimale 7–11°C dhe maksimale 19–24°C.
- E mërkurë: Moti me diell dhe vranësira, me temperatura minimale 7–10°C dhe maksimale 22–28°C.
- E enjte: Dita më e ngrohtë e javës, me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 29°C, ndërsa minimalet 7–10°C.
- E premte: Moti me diell dhe vranësira, me mundësi për riga shiu në zona të kufizuara. Temperaturat do të jenë 9–13°C minimalet dhe 23–27°C maksimalet.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vlerësohen si të favorshme për aktivitetet bujqësore dhe qëndrimin në ambient të hapur, pavarësisht freskisë së theksuar gjatë orëve të mëngjesit. Indeksi i rrezatimit ultraviolet do të mbetet kryesisht në nivel të moderuar, me vlera pak më të larta gjatë mesditës në ditët me diell.
Përditësime
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përditësoi parashikimin për ditët në vijim, duke ulur temperaturën maksimale në 28°C, nga 29°C e raportuar më parë. Duke nisur nga e shtuna, vendi pritet të përballet me një rënie të temperaturave dhe reshje të mundshme shiu. Gjatë javës së ardhshme, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me temperatura maksimale që do të luhaten midis 20°C dhe 25°C.
Për ditën e martë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon temperatura minimale në intervalin 11-14°C, ndërsa ato maksimale do të luhaten ndërmjet 18-23°C. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi që arrin nga 10 deri në 32 km/h.