Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se qytetarët që do të marrin pjesë në protestën "Jo në emrin tim" do të mund ta shfrytëzojnë pa pagesë parkingun prapa Pallatit të Rinisë.
Sipas vendimit të autoriteteve komunale, parkingu do të jetë pa pagesë për periudhën kohore nga ora 18:00 deri në ora 21:00. Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin që organizohet në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Në njoftimin e saj, Besianë Musmurati shprehu mirëseardhjen e kryeqytetit për pjesëmarrësit, duke shkruar: "Prishtina ju mirëpret!".