Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për progresin e Kosovës, të përgatitur nga raportuesi Riho Terras. Lajmin e ka konfirmuar vetë Terras nëpërmjet një njoftimi në platformën "X", duke e cilësuar këtë si një nga votimet kyçe të seancës plenare të muajit qershor.
Sipas të dhënave zyrtare, raporti u mbështet me shumicë votash:
- 412 vota pro
- 174 vota kundër
- 58 abstenime
Në mesazhin e tij, Riho Terras nënvizoi domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave të brendshme. Ai shtoi se progresi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbetet element esencial në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.