Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbledh sot Kryesinë e partisë në orën 13:00, në mes të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ky takim vjen teksa partitë politike kanë afat deri më 4 mars për të arritur një zgjidhje dhe për të parandaluar shpalljen e zgjedhjeve të reja në rast dështimi. Deri tani, nuk ka skenar konkret për kandidatin që do të zgjidhet shef i shtetit.
Presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur hapur dëshirën për një mandat të dytë. Megjithatë, mungon pajtueshmëria për emrin e saj, madje edhe brenda GUXO-së, partisë që ajo e kishte themeluar më parë. Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe GUXO kanë deklaruar se nuk kanë votat e mjaftueshme dhe se për zgjedhjen e Osmanit mungojnë së paku 15 vota.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nevojën për ndihmën e opozitës në këtë proces. Ai ka zhvilluar takime me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Takimet e mëparshme kanë synuar një president konsensual, ndërsa për një takim të ri Hamza-Kurti sot raportohet, por pa konfirmim zyrtar.
Përditësime
VV dhe PDK nuk arritën marrëveshje pas takimit të së shtunës midis Albin Kurtit dhe Memli Hamzës.
Kurti deklaroi se, në mungesë të marrëveshjes konsensuale, javën e ardhshme do të ketë propozime partiake dhe garë.
Hamza përjashtoi garën, duke thënë se rezultati dihet.
PDK ofroi propozim konkret: zgjedhjen e presidentit nga radhët e saj si mundësi e fundit për të shmangur zgjedhjet.
Hamza deklaroi se PDK ka përmbushur kontributin e saj në proces.