Enrique Peñalosa, ish-kryetari i Bashkisë së Bogotás dhe kandidat për president të Kolumbisë, ka shprehur shpresën që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Peñalosa shkruan se mbajtja e Veliajt në paraburgim për më shumë se një vit nuk është shenjë e mirë për gjyqin, i cili ka filluar së fundmi.
Ai e vlerëson Veliajn si person që ka bërë punë të jashtëzakonshme për Tiranën gjatë afro 10 vitesh dhe si lider të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane.
Deklarata e plotë e Peñalosas është kështu: "Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar. Gjithçka që di është se, për afro 10 vite, ai bëri punë të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane. Ky proces do të ndiqet nga shumë sy të komunitetit ndërkombëtar, me shpresën që drejtësia do të triumfojë."