Michael Schumacher, kampioni legjendar i Formula 1, nuk është më i detyruar të qëndrojë vazhdimisht në shtrat, 12 vjet pas aksidentit të rëndë me ski në Alpet Franceze në vitin 2013.
Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se ai tani është në gjendje të ulet në karrocë dhe të lëvizë brenda pronave të tij në Majorkë dhe pranë Liqenit të Gjenevës. Ky zhvillim shihet si një hap i vogël, por domethënës, në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Schumacher vazhdon të jetë nën kujdes të vazhdueshëm 24 orë në ditë nga bashkëshortja e tij Corinna dhe një ekip i specializuar mjekësh. Sipas burimeve, ai arrin të kuptojë disa nga ngjarjet që ndodhin rreth tij, megjithëse jo plotësisht.
Që nga aksidenti, Michael Schumacher nuk është shfaqur asnjëherë në publik, ndërsa familja ka ruajtur një privatësi të rreptë lidhur me gjendjen e tij.
- Në vitin 2024 u përhapën spekulime se ai mund të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina-Maria, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
- Vitin e kaluar, tre ish-punonjës të familjes u dënuan pasi kërcënuan të publikonin qindra fotografi të Schumacherit në gjendjen e tij aktuale.
- Së fundmi, Gina-Maria ndau një foto të rrallë familjare të realizuar përpara aksidentit, e shoqëruar me mbishkrimin: “Më të mirat përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen baba.”
Përditësime
Michael Schumacher është martuar me Corinnën për 30 vjet. Vila e tij në Majorkë vlerësohet rreth 30 milionë paund, ndërsa rezidenca në Gland rreth 50 milionë paund. Kostoja e kujdesit mjekësor arrin dhjetëra mijëra paund në javë. Aksidenti ndodhi nga përplasja me shkëmbinj në Meribel. Mediat spekulojnë për sindromën e mbylljes (locked-in syndrome).
Burime pranë familjes së Michael Schumacher konfirmuan se ai nuk vuan nga pseudo-koma ose sindroma locked-in, duke korrigjuar spekulimet mediatike. 57-vjeçari njihet si sportisti i parë miliarder.