Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar masa të rrepta kundër hedhjes ilegale të mbeturinave në hapësirat publike të kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se çdo automjet që transporton mbeturina pa kontratë me NPL "Gjelbër" do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti.
Rama ka theksuar se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore është e ndaluar. Inspektorati Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar këtë fenomen.
Masat ndëshkuese përfshijnë:
- gjoba për shkelësit;
- konfiskim të automjeteve të përdorura për transportin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave.
Ai ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë duke lajmëruar rastet e shihura. Sipas tij, nëse shihen qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo mbeturina të tjera vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, duhet të telefonojnë Policinë ose Inspekcionin e Komunës në numrin 038 220985.