Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën të martën, më 20 tetor, kur një autobus u përplas me një kamion të rëndë në autostradën që lidh kryeqytetin e Egjiptit me jugun e vendit. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 55-të të rrugës perëndimore të shkretëtirës Kajro-Assiut, pranë hyrjes së rrugës rajonale drejt Gizës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, tha se në vendngjarje u dërguan 28 ambulanca. Të 30 të plagosurit u transportuan në spital për ekzaminim dhe trajtim mjekësor.
Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar, udhëzoi spitalet pranë zonës të rrisnin gatishmërinë për raste urgjente dhe të ofronin ndihmën e nevojshme mjekësore për të prekurit. Ministria bëri të ditur se shifrat e viktimave ishin paraprake dhe se vlerësimet po vazhdonin.
Sipas gazetës lokale Sada Al-Balad, në përplasje u përfshinë një autobus dhe një kamion i rëndë transporti. Gazeta raportoi se autoritetet po merreshin me pasojat e aksidentit dhe po merrnin masat e nevojshme ligjore. NOA raportoi se autoritetet po vijonin hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.