Gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend, situata mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u përshkallëzua në ofendime reciproke dhe përplasje.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në foltore dhe tha: "Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty Albana kemi numrin 0900". Kjo deklaratë, e drejtuar ndaj deputetes Albana Vokshi të PD-së, nxiti reagimin e menjëhershëm të deputetëve demokratë.
Deputetët e PD-së u ngritën në këmbë, bllokuan foltoren dhe shpërthyen në akuza e të bërtitura. Gazment Bardhi iu drejtua Ballës: "Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin".
Sipas burimeve, deputeti i PD-së Klevis Balliu u afrua drejt Ballës për përplasje fizike, por Garda e Republikës ndërhyri dhe i ndau. Seanca plenare u ndërpre si pasojë e këtyre tensioneve.
Numri 0900 njihet në publik si linjë për shërbime të veçanta.
Përditësime
Partia Socialiste miratoi projektligjin në Kuvend, ndërsa opozita braktisi sallën.
- Klevis Balliu tentoi të mbyllë mikrofonin e Taulant Ballës gjatë përplasjes.
- Erisa Xhixho dhe Gazment Bardhi akuzuan Niko Peleshin për njëanshmëri dhe mosreagim ndaj fyerjes së Vokshit.
Opozita kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi.
Taulant Balla sqaroi se numri 0900 është linjë e BE-së për informacion dhe u kërkoi ndjesë Vokshit nëse u fye.
Zhvillime të tjera:
- Niko Peleshi, kryetari i seancës, sugjeroi adresimin e ankesave te Komisioni i Etikës.
- Deputetja Tabaku kërkoi masa urgjente.
- Deputetja Kushi akuzoi Bardhin për fyerje ndaj grave socialiste, duke i quajtur "kurva".
Mazhoranca miratoi 4 projektligje dhe 1 projektvendim, si dhe votoi kundër 2 nismave të opozitës.
Albana Vokshi reagoi në Komision pas deklaratës së Taulant Ballës, duke thënë se ndihet e lënduar nga menaxhimi i Kryetarit të Kuvendit dhe mosreagimi i grave socialiste.
Vokshi akuzoi Partinë Socialiste për:
- dhunë psikologjike institucionale;
- gjuhë seksiste dhe shënjestrim politik;
- fyerje nga Kryeministri Edi Rama;
- kërcënime ndaj saj dhe vajzës së saj;
- përjashtim 3-mujor dhe heqje të drejtës së fjalës.
Ajo refuzoi ndjesën e Ballës si "mashtrim" dhe theksoi dhunën e PS-së ndaj grave.