Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultatet e skuadrave.
Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se formacioni është ndërtuar sipas skemës 3-4-1-2.
Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.
Reparti i mbrojtjes përbëhet nga:
• Emiljano Musta (AF Elbasani)
• David Atanaskoski (Partizani)
• Arbenit Xhemajli (Egnatia)
Mesfusha përfshin:
• Lorenc Trashi (Flamurtari)
• Fernando Medeiros (Egnatia)
• Henri Sulovari (Bylis)
• Xhonatan Lajthia (AF Elbasani)
Në rolin e fantazistit është zgjedhur Rowan Human i Partizanit.
Sulmuesit janë Ahmed Adepoju i Bylis dhe Alessandro Bolzan i Flamurtarit.
Trajneri më i mirë i javës është Oltijon Kërnaja i Partizanit, i cili udhëhoqi skuadrën drejt fitoreje të rëndësishme ndaj Dinamo City.