Pesë kompani kanë prezantuar këtë të enjte, më 29 janar 2026, projektet e tyre në fazën e dytë të garës për Korpusin e Inspektorateve dhe Shtëpinë e re të fëmijëve Zyber Hallulli. Korporata Shqiptare e Investimeve synon ta zhvillojë projektin në bashkëpunim me partnerët privatë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Projekti parashikon ndërtimin e dy objekteve publike – Korpusit të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve Zyber Hallulli – me financim nga partneri privat. Në këmbim, partneri do të zhvillojë një pronë tjetër multifunksionale. Ky model sipërmarrjeje publike-private ofron zhvillim të qëndrueshëm dhe optimizim të hapësirave publike dhe private.
Projekti zhvillohet në dy zona:
• Zona e parë: Hapësira ekzistuese e Shtëpisë së Fëmijëve dhe e Inspektoratit.
• Zona e dytë: Rruga Gramoz Pashko, ku do të zhvendoset shtëpia dhe ku ndodhen shtëpi familjare.
Kompanitë pjesëmarrëse
• Bashkimi i subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktorin Carrilho da Graca Arquitectos. Projekti parashikon tre kulla në zonën e parë, duke filluar nga një hapësirë e gjelbër me kopsht. Kullat krijojnë tension arkitektonik me boshllëk ndërmjet tyre për të ndarë zonën rezidenciale nga ajo e zyrave. Përfshin katër nivele parkimi, zonë tregtare, gjelbërim dhe hapësira publike në lartësi.
• Bashkimi i subjekteve “BE-IS” shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me LOFT Architects dhe Superflex Studio.
• Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (me Stefano Boeri Architetti Srl, Architetti Srl, Gross.Max Ltd, Aei Progetti Srl, Patrick Tuttofuoco, Smart Studio & Partners) dhe nënkontraktorin “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl”.
• Shoqëria “MOTUS” shpk me “Asab” shpk, Son Engineering & Construction, Rojkind Arquitectos S.C dhe Julian Kasharaj.
• Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me Taller Hector Barroso, Studio B&L l.l.c, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci.
Këto kompani kanë kaluar fazën e parë të garës dhe po diskutojnë specifikat e projekteve.