Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi më 19 janar 2026 shtyrjen e afatit për pranimin e propozimeve në procedurën konkurruese për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Afati i ri është 16 shkurt 2026, nga ai paraprak i 26 janarit 2026. Njoftimi u bë përmes një postimi në "story" në Facebook.
Procedura u hap përpara festave të nëntorit 2025 për zgjedhjen e një partneri privat që do të marrë përsipër restaurimin e pallatit dhe ndërtimin e një objekti të ri multifunksional në truallin ngjitur. Projekti ndodhet në një zonë qendrore të kryeqytetit dhe ndërthur trashëgiminë kulturore me zhvillimin urban.
Detajet e projekteve
Zona është e ndarë në dy site:
- Site i parë: Pallati i Kongreseve, me truall 11.740 m² dhe sipërfaqe ndërtimi ekzistuese 5.604,8 m². Objekti, i ndërtuar në vitet 1982-1986, është shpallur Monument Kulture i Kategorisë II dhe shërben për kongrese, festivale dhe evente shtetërore.
- Site i dytë: Truall sipërmarrjeje me sipërfaqe 4.760 m² (parcelat 7/74 dhe 7/88, zonë kadastrale 8160). Këtu parashikohet ndërtimi i një godine multifunksionale me funksione akomodimi, biznesi, zyra, tregti, shërbime dhe parkim nëntokësor. Sipërfaqja maksimale e lejuar ndërtimore mbi tokë është 50.000 m².
Partneri privat do të financojë restaurimin e pallatit dhe do të marrë një pjesë të sipërfaqes së godinës së re. Korporata kërkon të paktën 45% të sipërfaqes së re. Përzgjedhja ndodh në dy faza: kualifikimi dhe vlerësimi i projekteve arkitekturore si dhe ofertave financiare. Fituesi ofron projekt cilësor dhe ofertë të favorshme për Korporatën.
Ky është e vetmja thirrje e hapur e Korporatës në seksionin e thirrjeve të hapura.