Pesë komuna të rajonit të Pejës kanë paguar mbi 9 milionë euro për vendimet gjyqësore dhe përmbarimore gjatë vitit 2025. Komunat në fjalë janë Peja, Istogu, Deçani, Juniku dhe Klina.
Komuna e Deçanit ka shpenzuar shumën më të lartë për këto pagesa. Pas saj vjen komuna e Pejës, e ndjekur nga Istogu, Klina dhe Juniku.