Igor Peternel, deputet në parlamentin e Kroacisë dhe nënkryetar i partisë kroate Dom i nacionalno okupljanje (DOMiNO), deklaroi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Ai kritikoi politikanët serbë dhe zhvillimet politike në Serbi, si dhe tha se Kroacia duhet të mbajë qëndrim të vendosur ndaj Serbisë.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, deklaroi Peternel, duke theksuar se pavarësia e Kosovës duhet të pranohet.
Duke komentuar politikën serbe, ai tha: “Në Serbi ekziston çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh – të gjithë atje janë njësoj!” Peternel e përshkroi kështu rivalitetin mes rrymave nacionaliste dhe aktorëve politikë në Serbi.
Ai tha se Kroacia duhet t’u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga Beogradi dhe të mos lërë paqartësi për qëndrimin e saj ndaj zhvillimeve politike dhe raporteve në rajon.