Gjykata Federale Kombëtare në Itali ka vendosur pezullimin e Antonio Zapi-së, president i Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve (AIA), për një periudhë 13 mujore. Vendimi erdhi më 12 janar 2026, sipas kërkesës së prokurorit federal sportiv, e cila u miratua plotësisht nga gjykata sportive.
Prokurori kishte ngritur akuzën kundër Zapi-së për nxiturje të dorëheqjes së ish-drejtuesve të departamenteve për Serinë C dhe D, Mauricio Çampi dhe Alesandro Pici. Këta dorëhoqën nga pozitat e tyre, duke u zëvendësuar përkatësisht nga Orsato dhe Braski.
Në të njëjtën gjykatë, Emanuele Markezi, anëtar i Komitetit Kombëtar të AIA-së, u sanksionua me një pezullim dy mujor. Ai u akuzua për manipulim të procesverbaleve, me qëllim heqjen e çdo referencë për ndërhyrjen e Zapi-së në dorëheqjet e Çampi-së dhe Pici-së.
Zapi planifikon të apelojë vendimin dhe pritet të shkarkohet nga posti i tij në AIA, një shoqatë që po përballet me skandale të njëpasnjëshme jashtë fushave të lojës, përtej kontestimeve të vazhdueshme me të cilat po përballen gjyqtarët në ndeshjet e Serisë A.